Zbulohet emri i veçantë i djalit të porsa lindur të Andrrës dhe Sinanit

Çifti shumë i dashur për publikun, Andrra dhe Sinan Hoxha, janë bërë prindër për herë të dytë.

Andrra ka sjellë në jetë një djalë dhe sapo na zbuloi emrin që i kanë vendosur.

Andrra, ka postuar një foto të Ansit me vëllain e vogël dhe zbulon se i kanë vendosur emrin, Ayan, që do të thotë ‘dhuratë nga Zoti’.

“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël Ayan”, ka shkruar Andrra.