Më i miri i historisë/ Ronaldon merr fanellën speciale nga presidenti i Juventusit

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, ka pranuar fanellën ‘GOAT’ nga presidenti i klubit, Andrea Agnelli, pasi realizoi golin e 770-të në karrierë.

Ronaldo javën e kaluar theu rekordin e Peles duke shënuar golin e 770-të në karrierë. “Zonja e Vjetër” festoi këtë arritje nga ish ylli i Real Madridit, duke i dhuruar një fanellë të veçantë që e pranoi nga Agnelli.

“491 gola më këmbën e djathtë, 143 me këmbën e majtë, 134 me kokë, 2 me tjerë. Kjo është arsyeja pse je GOAT”, shkroi klubi në Twitter.