Formacionet zyrtare: Partizani dhe Teuta luajnë për tri pikët

Në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 25-të.

Partizani luan sot një sfidë tepër delikate kundër Teutës, në një takim ku duhet të kthehen patjetër te fitorja pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Situata te “demat” nuk është optimale, pasi kanë shpenzuar shumë energji në derbin kundër Tiranës dhe në 120 minutat e luajtura në Kupë kundër Laçit.

Nga ana tjetër, Teuta vjen në këtë ndeshje, pas kualifikimit në Kupë dhe do të kërkojnë gjithashtu fitoren.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini