Borusia Dortmund dënon sulmet ndaj Jude Bellingham

Pas barazimit mes Borussia Dortmund dhe Koln (1-1), mesfushori i ri Jude Bellingham ishte viktimë e sulmeve raciste në rrjetet e tij sociale. Futbollisti 17-vjeçar i Anglisë denoncoi ngjarjen në llogarinë e tij në Instagram .

Gjithashtu, klubi i Borussia Dortmund i doli në mbrojtje lojtarit të tyre në rrjetet sociale. “Racizmi nuk është një mendim! Ne dënojmë komentet raciste kundër Jude Bellingham, ” mund të lexohen në llogarinë klubit gjerman në Twitter . Përveç Dortmund, është edhe kombëtarja angleze që dënoi fyerjet. Ato u shprehën se ishin "të neveritur nga sulmet" që po vuajnë lojtarët e tyre. Kur luante tek Birmingham, Jude Bellingham kishte qenë viktimë e racizmit. “Kohët duhet të ndryshojnë. Ne duhet të bëjmë më shumë, ” tha ai.