`Ç`na duhen aeroportet, kur s`kemi bukë`, Rama: Nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut!

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatë elektorale ditën e sotme në qarkun më të varfër në Shqipëri, Kukësi, nga është mburrur sërish me aeroportin për të cilin deklaroi se është “fabrik buke”.

“Kuturistët thonë; ç’na duhen ne aeroportet, ne duam bukë. Por s’ka vdekur kush për bukë në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut. Aeroportet janë fabrika buke, në sensin që sjellin konsumatorë pa fund dhe krijojnë kushte për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport e ka kthimin e investimit në ekonomi 1 euro të shpenzuar dhe 23 të fituar. Aeroportet sjellin investimet.”, tha ai.

Kujtojmë se vetëm duke ju referuar të dhënave të INSTAT, qarku i Kukësit është më i varfëri në Shqipëri dhe në Europë.

Kukësi ka numrin më të ulët të të punësuarve në vend me 1.4 për qind, kurse të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit janë 35.7 për qind më të ulëta se mesatarja e vendit me vetëm 319 mijë lekë për frymë.

Për shkak të varfërisë së lartë mosha mesatare vdekjeve në këtë qark është lartë, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70.7 vjeç.

Familjet në qarkun e Kukësit harxhojnë më pak në bare me vetëm 0.6 për qind të totalit të shpenzimeve, gjithashtu ato kanë shpenzimet më të ulëta për veshje ne rang vendi me vetëm 2.3 për qind të totalit.

Bujqësia në qarkun e Kukësit zë 41 për qind të ekonomisë, por rajoni ka prodhimin më të ulët të perimeve, mishit dhe vezëve në vend.