Allan: Djali im është tifoz i Ronaldos, por fanella e Juventusit është e ndaluar në shtëpi

Mesfushori i Everton Allan zbulon se ai e ka ndaluar djalin e tij të blejë një fanellë të Cristiano Ronaldos sepse Juventus është rival i përjetshëm i Napolit.

Braziliani luajti për pesë vite me fanellën e Napolit

“(Djali im Miguel) e do futbollin, ai vesh gjithmonë një fanellë të Evertonit dhe fanella të ekipeve të tjera për të cilat unë kam luajtur. Ai është motivuesi im më i madh.

Ai është tifoz i madh i Cristiano Ronaldos, ka pasur gjithmonë një fanellë të Ronaldos, megjithatë nuk lejohet të ketë një fanellë të Ronaldos me Juventusin, pasi ata janë rivalë të Napolit”.

Fëmijët gjithmonë ëndërrojnë të shënojnë gola dhe i idolizojnë golashënuesit, djali im nuk bën përjashtim. Kohët e fundit Allan rruajti kokën si një gjest solidariteti me djalin e tij nëntë vjeç, i cili vuan nga një sëmundje.