Ministria e Shëndetësisë ndryshon vendimin për grumbullimet, kufizimet aktuale deri më 25 mars

Ministria e Shëndetësisë ndryshon kohëzgjatjen e kufizimeve për grumbullimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i ardhur pas padisë së PR.

Në urdhrin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet se ndryshon togfjalëshi ‘deri në një urdhër të dytë’, i cili zëvendësohet ‘deri në datën 25.3.2021’.

Pra kohëzgjatja e kufizimeve aktuale, për të cilin GJK kërkoi rishikim do të jetë deri më 25 mars, fiks një muaj para zgjedhjeve. Më pas do të ketë një vendim tjetër për masat apo kufizimet, bazuar në vendimin e Kushtetuese.

Urdhri i botuar sot në Fletoren Zyrtare:

Për një ndryshim në urdhrin nr. 633,datë 17.11.2020 ‘për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’.

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr.15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë11.3.202

URDHËROJ: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’, bëhet ndryshimi si vijon:

1. Në pikën 1 të urdhrit,togfjalëshi ‘deri në një urdhër të dytë’ zëvendësohet me togfjalëshin’ deri në datën 25.3.2021’.