‘Djalin e masakruan, me leva dhe dru’, Nëna e Marsel Osmanit: Unë vetëm atë djalë kisha, tani jam...

Pas arrestimit të personit të tretë të akuzuar për vrasjen e Marsel Osmanit në Korçë në vitin 2016 ka folur edhe nëna e viktimës.

Në një prononcim për Syri tv Adelina Trimi  shprehet se, “djalin e masakruan, e kanë goditur me leva dhe dru, kishte shenja në të gjithë trupin, në kokë ishte goditur me levë dhe djali kishte vdekur në vend jo në spital”. “Unë e dija që i përfshirë ishte Angel Miçani sepse ai e goditi me makinë dhe më pas me leva duke i thyer edhe brinjët”. “Kam 5 vjet që kam kërkuar të vihet para përgjegjësisë Angeli sepse në CD që paraqisja në gjykatë dukej që ai ishte bashkëpunëtor”.

“Më në fund drejtësia u vendos, falë mediave që e kanë trajtuar këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi djalit tim”. “Kërkoj dënim maksimal për të tre autorët sepse më morën dritën e syve, unë vetëm atë djalë kisha, dhe tani jam e vetme”,shprehete per median Nëna e të riut të maskaruar.