Polonia lufton me valën e tretë të virusit, mbi 2 milionë të infektuar

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Poloni ka kaluar 2 milion, ndërsa vendi ndeshet me një valë të tretë të virusit. Shifrat vijnë nga të dhënat e ministrisë së shëndetësisë, raporton Reuters.

Polonia ka regjistruar 2,010,244 raste me koronavirus dhe 48,807 vdekje në total që nga fillimi i pandemisë, treguan të dhënat.

Numëroi edhe 25,998 raste të reja me koronavirus të premten