Datat/ Sot hidhet shorti i Champions Leagues, ja çfarë duhet të dini...

Sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Si funksionon shorti?

Tetë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin do të futen në një vazo ku do të fillojë tërheqja e çifteve. Në këtë fazë shorti do të jetë i lirë që do të thotë mund të përballen skuadrat e të njëjtit shtet.

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin janë: Borussia Dortmund, Bayern Munchen, Real Madrid, Chelsea, Porto, PSG, Man City dhe Liverpool.

Çerekfinalet:

Ndeshjet e para: 6/7 prill

Ndeshjet e dyta: 13/14 prill

Gjysmëfinalet:

Ndeshjet e para: 27/28 Prill

Ndeshjet e dyta: 4/5 maj

Finalja:

E Shtunë 29 Maj (Stadiumi Olimpik Atatürk, Stamboll).