Boçi: Në Elbasan po merren kartat e identitetit për vota. Rama po frymëzon njerëz të caktuar për dhunë

Në lidhje skype me Çim Peka Live, kandidati për deputet në zonën e Elbasanit, Luçiano Boçi, replikoi edhe me analistin Mentor Nazarko, pasi ky i e fundit e cilësoi agresorin e z. Boçi, biznesmenin Gjergj Luca si një tip ekspresiv që nuk I bën keq kujtt

‘Rama dhe njerëzit që i shkojnë nga pas duan të ngjallin panik te njerëzit. Po bëhet krim zgjedhor në sy të njerëzve, duke u marrë kartat e identitetit për vota. Banda kryesore në Shqipëri është banda e qeverisë. Jemi në kushtet kur qeveria frymëzon njerëz të caktuar për të ushtruar dhunë. Z. Nazarko ka lexuar shumë romane në jetën e tij. Por z. Luca nuk mund të përkëdhelet se është tip ekspresiv. Ai ka dhunuar edhe një gazetar.’-tha Boçi.