Shehi: Babëzia e vrau Tironën e vjetër

Dashamir Shehi thotë se babëzia e vrau Tiranën e vjetës, me gjuhën e tij karakteristike tiranase, tek tregon një fotografi shumë të vjetër të kryeqytetit, ku sot zor se gjen gjurmë të historisë së tij. Shehi kritikon edhe veten si pjesë e politikës, që i lejoi qeveritarët ta varrosnin këto tetë vitet e fundit, Tiranën, nën kullat e parave të krimit.

“Babëzia e vrau “Tironën” e vjetër! – shkruan Shehi. - Tirona ka qenë, është dhe do të mbetet sofra bujare rreth së cilës ulën vendalinjtë dhe të ardhurit nga mbarë trojet shqiptare. Mikpritja është emërues i përbashkët i banorëve autoktonë të këtij qyteti.

Keqardhje që nuk ditëm të ruanim një pjesë të asaj Tirone të vjetër, por lejuam të babëziturit të varrosin nën kullat e parave të krimit, trashëgiminë tonë arkitekturore. Tirana ka humbur shumë nga identiteti i saj, por të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë për të penguar humbjen e mëtejshme të memories historike.”

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, kandidon për deputet i PD dhe Aleancës për Ndryshim, i 13-i në listën e Tiranës./ar.sh/SYRI.NET