Simeone e pranon: Chelsea e meritoi kualifikimin, ishte skuadër më e mirë!

Diego Simeone ka pranuar se Chelsea ishte skuadra më e mirë në poërballjen me Atleticon në Champions League.

“Nuk po kërkojmë aspak për ndonjë arsye të humbjes”, ka thënë Simeone.

“Ne jemi mposhtur nga një skuadër shumë më e mirë se ne. Presionit tonë i bëri ballë shumë mirë skuadra kundërshtare, nuk mund të mbroheshim siç duhej ndaj tyre”, tha Simeone.

Chelsea u kualifikua në çerekfinale falë fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-0 ndaj Atleticos.