Shtatzënë për herë të dytë? Reagon Xhensila Myrtezaj

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është përfolur se këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël.

Këto aludime nisën nga një koment i blogeres shqiptare, Vjosa Muriqi.

Blogerja publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur dhe Xhensila i komentoi “Urime zemër”.

Ndërkohë, Vjosa shkroi “Urime edhe ty”, duke i bërë të gjithë të dyshojnë.

Mirëpo, si përgjigje mohuese ndaj këtyre aludimeve, Xhensila ka publikuar një video nga palestra.

Ajo shihet në super formë dhe shumë elegante.