Zgjedhjet në Holandë: Fitore spektakokare e të djathtës. Të majtët tkurren në nivelin më të ulët në histori

Mark Rutte ka pretenduar një fitore "dërrmuese" në zgjedhjet kombëtare në Holandë, duke u zotuar të përdorë një mandat të katërt në detyrë për të rindërtuar vendin pas pandemisë së koronavirusit.

Pas një fushate të shurdhër gjatë pandemisë të parë si një referendum mbi punën e qeverisë gjatë krizës, rezultatet e sondazheve nxirrnin që Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD - Volkspartij voor Vrijheid en Democratie)  kishte fituar 35 nga 150  vendet në parlamentin holandez, dy më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

"Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë time një votë të madhe besimi," u tha një Rutte e qeshur gazetarëve në parlament.

Rutte tha se "jo gjithçka ka shkuar mirë në 10 vitet e fundit", përfshirë dorëheqjen e tij në janar për shkak të një skandali në të cilin njerëzit ishin përzgjedhur me racizëm dhe më pas u akuzuan artificialisht sikur kishin mashtruar për përfitimet e fëmijëve.

"Por sigurisht që çështja kryesore që mbetet në tryezë për vitet e ardhshme është se si të rindërtojmë vendin duke ecur përpara pas koronavirusit." Ai shtoi: "Kam energji edhe për 10 vjet të tjera."

Zgjedhje 3-ditore për shkak të COVID

Miliona votues në të gjithë Holandën hedhin votat e tyre në muze, kisha dhe qendra votimi në stacione biçikletat gjatë tre ditëve për të ndihmuar në sigurimin e distancës sociale dhe masave të tjera të koronavirusit.

Një numër i kufizuar i qendrave të votimit qenë të hapura të hënën dhe të martën për të moshuarit dhe më dobtit, me votuesit që u lejuan gjithashtu të dilnin pas shtetrrethimi kombëtar prej koronavirusit ë orën 9:00, përpara se votimet të hapeshin për të gjithë të mërkurën.

Rutte kishte thënë më herët se ishte "me kujdes" optimist kur arriti  me biçikletën e tij për të votuar në një shkollë në Hagë.