EMRI/ Kush është shoferi që mbeti i vdekur në makinën e shkatërruar poshtë kamionit

Është identifikuar drejtuesi i mjetit që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në mbrëmje në fshatin Dajç të Lezhës, ku një automjet tip Benz u përplas dhunshëm me një kamion.

Sipas burimeve më të fundit, personi që ka humbur jetën është Eduard Grishaj, 55 vjeç, banues në Shkodër.

Siç është raportuar edhe më herët, makina me të cilën udhëtonte I ndjeri përfundoi e shkatërruar poshtë një kamioni dhe për nxjerrjen e trupit të tij u desh që të të pritej një fadromë për të ngritur pjesën e pasme të karrocerisë së kamionit.