E frikshme/ Ky shtet evropian u godit nga 50 mijë tërmete në tre javët e fundit

Shkencëtarët në Islandë, kanë raportuar se vendi ka pësuar mbi 50 mijë lëkundje sizmike në 3 javët e fundit, megjithatë fatëmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme.

Fenomeni nuk është i panjohur për shkencëtarët dhe sipas tyre bëhet fjalë për një aktivitet vullkanik që pritet të shpërthejë nga dita në ditë.

Banorët e Islandës duket se janë mësuar tashmë nga këto lekundje dhe nuk iu bëjnë shumë përshtypje.