Sërish shifra të larta në Itali/ 431 viktima dhe mbi 23 mijë raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit, në Itali janë shënuar 23,059 raste të reja me koronavirus nga 369,084 testime të realizuara.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 431 viktima, duke e rritur në 103,432 persona që kanë humbur jetën që nga fillimi pandemisë.

Situata mbetet shqetësuese në kujdesin intensiv, ku janë të shtruar 3, 317 pacientë.

Ndërkohë Lombardia vijon të mbetet rajoni me më shumë raste me Covid, ku në 24 orët e fundit janë raportuar  mbi 4 mijë raste, ndjekur nga Campania mbi 2 mijë raste, Piemonte me më shumë se 2,374 të prekur dhe Veneto me mbi 2,191 persona të infektuar me Covid.