Greqi/ Mbi 3 mijë të prekur dhe 56 viktima me Covid

Në 24 orët e fundit, situata epidemiologjike në Greqi është paraqitur shqetësuese.

Greqia raporton rekord rastesh, pasi janë regjistruar 3,465 persona të prekur me Covid, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 227,247 të prekur, 51,6% prej të cilëve janë burra.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raporton shifra të larta të viktimave. 56 pacientë të prekur me koronavirus fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën.

Ndërkohë 630 pacientë ndodhen në intubim, kryesisht të moshës 68-vjeç.

Sakaq shifra të larta të infeksioneve me Covid janë regjistruar në Atika me 1,701 të prekur, ndjekur nga Athina me 456 të prekur, 394 në Selanik dhe 318 në raste me koronavirus në Pire.