VIDEO/ Pamje të rënda nga ekzekutimi në rrugë i anëtarit famëkeq të ‘Camorra-s’

Momenti i vrasjes së anëtarit të bandës më mafioze në Itali “Camorra”, 77-vjeçarit Antonio Volpe është publikuar në mediat italiane.

Në videon e publikuar, shihet trupi i viktimës i shtrirë në tokë, pasi u ekzekutuar me breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë, që ishte në një motoçikletë në Fuorigrota të Napolit.

Kjo nuk është hera e parë që ishin organizuar prita ndaj 77-vjeçarit të “Camorra-s”.Në vitin 2005 kishin tentuar për ta vrarë, por pa ndonjë sukses, ndërsa sulmi i mbrëmshëm ka qenë fatal për të.