Turqi/ Shpërthim i fuqishëm në pallatin e gjyqtarëve, ka viktima

Një fëmijë është vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të madh me një makinë-bombë në një qytezë në Turqinë jugore, sipas burimeve zyrtare.

Shpërthimi kishte në shënjestër një ndërtesë banimi ku strehoheshin  gjyqtarë dhe prokurorë në Viransehir, në provincën Sanliurfa, e cila kufizohet Sirinë.

Guvernatori i provincës Gungor, Azim Tuna tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se një fëmijë i moshës 3-vjeç është vrarë.

Vitin e kaluar, qytetet turke janë goditur nga disa sulme terroriste.

/Syri.net/