Gjendet i pajetë në një parking, 66 vjeçari në Tiranë

Një 66 vjeçar është gjetur i pajetë në parkingun e automjeteve në Tiranë.

Policia bën me dije se në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë.

Ndër të tjera theksohet se nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.