Këlliçi e denoncoi për blerje votash për PS, Drejtori i varrezave të Sharrës hakmerret ndaj banorëve, i fikë dritat...

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar hakëmarrjen primitive të drejtorit të varrezave të Sharrës, I cili u akuzua dje për kërcënimet me largim nga puna dhe joshjet deri në 150 euro, në këmbim të votës për PS.

‘Pikërisht tani, banorët më sinjalizojnë se kanë parë disa persona të presin telin që mundëson ndriçimin e rrugës së tyre. Kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill! Përgjegjësisë për këto akte nuk do t'i shpëtosh dot!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Dje reagova lidhur me kërcënimet me largim nga puna dhe joshjet deri në 150 euro që drejtori i varrezave të Sharrës Agron Tafa aplikon me vartësit e tij dhe banorët e Sharrës, në këmbim të votës për PS. Pikërisht tani, banorët më sinjalizojnë se kanë parë disa persona të presin telin që mundëson ndriçimin e rrugës së tyre. Kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill! Përgjegjësisë për këto akte nuk do t'i shpëtosh dot!