VIDEO/ Keqtrajtimi i kafshëve nuk ndalet, qytetari tërheq zvarrë mizorisht qenin

Duket se shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë shumë larg ndërgjegjësimit të të drejtave të kafshëve, pavarësisht rasteve të fundit  të publikuara në media!

Videoja makabre e radhës vjen nga qyteti i Belshit.

JOQ ka publikuar një video shokuese ku një qytetar shikohet duke tërhequr zvarrë në mënyrë mizore, qenin e lidhur me litar në qafë.

Qytetari, gjithashtu ka theksuar se personi në fjalë e ka vazhduar dhunimin e qenit për një kohë të gjatë, sikur të ishte diçka normale pa u bezdisur aspak nga fakti se po shikohej nga kalimtarët.