Koeman nuk rrezikon, tekniku konfirmohet pavarësisht zgjedhjes së Laportës

Pavarësisht nga ndryshimet në klub, udhëheqja teknike e Barcelonës nuk duhet të ndryshojë. Me zgjedhjen e presidentit të ri Joan Laporta, pati zëra se do të ndryshonte edhe trajneri i balugranëve. Mirëpo diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Sipas edicionit të sotëm të Sport, klubi katalanas nuk ka ndërmend të shkarkojë Ronald Koeman . Trajneri holandez do jetë pjesë e Barçës dhe për sezonin e ardhshëm.