VOA: Kosova hap ambasadën e saj në Jerusalem

Ministria e Jashtme e Kosovës tha të shtunën se ka hapur edhe zyrtarisht ambasadën në Jerusalem, duke e bërë Kosovën vendin e tretë që hap misionin e saj diplomatik në atë qytet, njofton Zeri i Amerikes.

Në një njoftim të ministrisë së Jashtme të Kosovës të publikuar në rrjetet sociale thuhet se “bazuar ne? Marre?veshjen e Uashingtonit te? 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e nde?rsjelle? mes Republike?s se? Kosove?s dhe Shtetit te? Izraelit dhe zotimit te? Qeverise? se? Kosove?s ndaj Qeverise? izraelite dhe Administrate?s amerikane dhe veprimet qe? janë? nde?rmarre? nga 1 shkurti, Ministria e Pune?ve te? Jashtme dhe Diaspore?s ju njofton se tashme? e?shte? hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosove?s ne? Shtetin e Izraelit, me seli ne? Jerusalem”.

Me 1 shkurt Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike, pasi që më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një dakordimi për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump, pjesë e të cilit ishte edhe pajtimi i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ministria e Jashtme tha të shtunën se “ne? pamunde?si pe?r te? qene? prezentë? ne? Jeruzalem pe?rfaqe?suesit e shtetit te? Kosove?s, pe?r shkak te? situate?s pandemike, Ministria e Pune?ve te? Jashtme ka udhe?zuar te? Ngarkuare?n me Pune? ne? Izrael qe? Pllake?n e zbuluar nga Ministri Ashkenazi, bashke? me flamurin shtete?ror, ta vendose? ne? objektin e Ambasade?s se? Kosove?s ne? Jeruzalem”.

Kosova ka emëruar zonjën Ines Demiri të ngarkuar me punë ndërsa emërimi i ambasadorit do të bëhet më vonë.

“Vendosja e pllake?s dhe flamurit shtete?ror ne? Ambasade?n e Kosove?s ne? Izrael reflekton pe?rkushtimin e Qeverise? se? Kosove?s pe?r te? pe?rmbushur zotimin e dhe?ne? pe?r vendosjen e misionit diplomatik ne? Jeruzalem. Ambasada e Republike?s se? Kosove?s ne? Jeruzalem do te? pe?rkushtohet fuqimisht pe?r te? rritur bashke?punimin bilateral dhe pe?r forcimin e subjektivitetit nde?rkombe?tar te? shtetit te? Kosove?s”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Njoftimi i sotëm u dha fund debateve që ishin nxitur në Kosovë për shkak të reagimeve të vendeve që kundërshtojnë vendosjen e ambasadave në Jerusalem, përfshirë Turqinë e cila e cilësoi “zhgënjyes” faktin që “një hap i tillë, që do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, po shqyrtohet nga autoritetet e Kosovës”.

Menjëherë pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Bashkimi Evropian ishte shprehur i shqetësuar me zotimin e Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem.

Në fund të vitit 2017, ish presidenti amerikan Donald Trump, shpalli vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraeli dhe në maj të viti 2018 hapi ambasadën në atë qytet. Guatemala është vendi i dytë që zhvendosi ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Të enjten në 11 mars Republika Çeke hapi përfaqësinë e saj diplomatike në Jerusalem