Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Vendin e pret një fundjavë me vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.

Reshje shiu në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve i ulët e përkohësisht mesatar në veri.

Borë në male në veri.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.

Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e diel. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.