Guardiola dorëzohet: Ai është më i mirë se unë. Është më i ri dhe ka flokë

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Fulhma.

Tekniku i Qytetarëve i është përgjigjur një pyetje në lidhje me elegancën që karakterizon vetë trajnerin spanjoll dhe rivalin e tij të ardhshëm, Scott Parker.

Trajneri i Fulham ka veshur një xhaketë të bardhë kur ka fituar të dielën e kaluar në Anfield: a do të jetë City-Fulham përballja e dy trajnerëve më elegantë të futbollit anglez.

“Ai është më i ri, ka flokë dhe është absolutisht më i mirë se unë. E pranoj edhe barazimin kundër Parker”, ka thënë Guardiola duke qeshur.