Pësoi atak kardiak, ish-sulmuesi i Liverpool shpëton për mrekulli

Ish-sulmues i skuadrës së Liverpool-it dhe kombëtares së kilit, Mark Gonzales i ka shpëtuar për mrekulli një sulmi në zemer.

Lajmin e ka bërë të ditur, bashkështorja e tij, Maura Riviera e cila përmes një postimi ka bërë të ditur lajmin duk qetësuar dhe fansat e 36-vjeçarit dhe duke u shprehur se ai është mirë dhe në një fazë rikuperimi. Gonzales ka luajtur një sezon me “Redsat”, teksa ka qënë në stol në finalen e Ligës së Kampionëve që Liverpuli ka luajtur ndaj Milanit në vitin 2007.