Fjeti i dehur në makinë/ Zbulohet shkaku i vdekjes së muzikantit

Janë zbardhur rrethanat e vdekjes së këngëtarit dhe klarinetistit Vasil Konomi në fshatin Goranxi të Dropullit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, dhe Konomi në gjendje të dehur kishte fjetur me makinë të ndezur.

Këtë të fundit e kishte bërë me vetëdije për t’u ngrohur.

Nga ana tjetër ai është gjetur sapo ka dalë nga makina i pajetë, dhe makina ishte ende e ndezur.

Konomi jetonte me prindërit që e kanë kërkuar, dhe pas 24 orësh ishte kunati që kallëzoi në Polici për humbje personi.

Dyshohet se Konomi është helmuar nga gazrat e makinës ndërkohë që ishte ndezur.