Vasili: Ja provat se i përvetësoi ministri i Ramës Lefter Koka 3 milion euro me inceneratorin e Elbasanit

Në ‘Çim Peka Live’, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka shpjeguar të gjithë skemën se si ministri i Ramës, Lefter Koka, përvetësoi 3 milion euro me inceneratorin e Elbasanit, duke hapur dhe duke noterizuar në një ditë në Durrës, kompani fiktive të cilat më pas iu kaluan njerëzve të tij të afërt, në një nga aferat më të mëdha korruptive në Shqipëri.

Të gjithë skemën mund ta ndiqni nëpërmjet videos që vijon me shkrimin.

‘Po ta shikoni cila është logjika, ajo e është e ndërtuar mbi principin ndiq paranë. Por ç’rrugë është ndjekur nga investimi deri në pikën fundore si është shpërndarë financimi. Këtu është fare e qartë për të kuptuar metodikën ku është ndjekur një kolonë financimi. Në ditët në vazhdim do të kemi të tjera fakte të rënda për çështjen që i takojnë inceneratorëve. Kjo që po shikoni është linja e Alb-Tech Energy, me 25 milion euro, ku 13 milion euro trajtohen nga kjo kompani. Kjo zonjë e cila është pronare e kompanisë është bërë e tillë në vitin 2014 dhe deri më vitin 2015 ka vazhdur të jetë ekonomiste te Klodian Zoto. Pra edhe kjo skemë është fiktive.

Kur na kanë rënë në dorë këto dokumenta, jam surprizuar në këtë drejtim, sepse janë veprime shumë të tradsha,  nga njerëz që kanë menduar që nuk do të hetohen kurrë, pra kaq të qetë kanë qenë.

Një pjesë e mirë e zanafillës së këtyre çështjeve e është mënyra se si miratohen këto çështje.

Këtu bëhet fjalë për Elbasanin, por keni ndjekur denoncimin e znj. Kryemadhi për Tiranën, si është miratuar e gjithë afera e Tiranës. Madje duke pasur edhe ministrat kundër, por qeveria i kapërceu edhe ata. Pasi ata kishin shprehur rezerva të forta edhe në planin jurdik dhe financiar edhe ata sërish ecën përpara me këtë aferë. Po të shikoni në atë aferë keni përë që Tirana duhet të trajtonte vetëm mbetjet e Qarkut të  Tiranës. Por kompania mjaftohet vetëm me një firmë të Erion Veliaj, në shkelje absolute të ligjit, me vendimin që duhet të merrej nga Këshilli Bashkiak po edhe ky me shumicë të cilësuar 3/5. Ndërkohë që katër këshillat bashkiakë të tjerë për Veliajn nuk eksiztojnë. Dhe imagjinoni që këtu nuk i referohen as Këshillit të Qarkut të tyre. Tani ka një gjë shumë interesante.

Çfarë kanë bërë veç të tjera. Kanë ndërtuar kompani konsulence po vetë dhe marrin po vetë para nga ky koncesion.

Gugalla dhe Zoto ndërtojnë po vetë dhe marrin 10 milion euro si konsulentë të kompanisë së tyre.

Janë 250 mijë euro shërbime për mediat.

Kemi gjetur shifrën. Por çfarë promovojnë mediat. Promovojnë qytetarëve që të hedhin sa më shumë mbeturina? Deri në 2016 duhet të mbaronte investimi, por deri në këtë vit ka 12 punëtorë. Këtui ka jë moment shumë interesant. 784 mijë euro janë pagat e planifikuara të propozuara nga kompania. Dhe papriur shkon 1 430 000 euro, pra kemi 82 përqind të rritjes së pagave.

Këto këtu që shikoni janë kompanitë e hapura në funksion të skemës së grabitjes së parave. Këto janë hapour më shumë se 70 përqind në një ditë, me të njëjtën adresë, me të njëjtin noter. Me të njëjtin plan biznesi.

Për inceneratorin e Elbasanit janë hapur të gjitha kompanitë në një ditë, me të njëjtin noter në Durrës.

Kompanitë kanë nga 1 punëtor e shumta 2.

Ka nga ato që janë hapur dhe janë mbyllur.

Kjo psh ka marrë 800 mijë euro dhe i është shiyur vëllait të ministrit Lefter Koka, Ilir Koka.

Këtu kupton ku është lidhja e ngushtë.

Nuk e di çfarë ka bërë më paratë. Ky është operacioni.

Ndiqni videon e plotë të skemës se si ministri Koka përvetësoi 3 milion euro me inceneratorin e Elbasanit