Presidenti Meta: Erdhi koha t’ja kthejmë Edin, Lindës dhe Zahos, të cilëve ju mungon aq shumë

Presidenti Ilir Meta deklaroi se qytetarët duhet të kuptojnë rëndësinë që ka vota në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Të Paeksopozuarit”, presidenti u shpreh se ka ardhur koha që Edi Ramën ta kthejmë në shtëpi.

“Kërkoj nga çdo qytetar shqiptarë të tregojë respekt për veten dhe të besoj të vota. Erdhi koha t’ja kthejmë Edin, Lindës dhe Zahos, të cilëve ju mungon aq shumë. Duke ja kthyer Edin, familjes, ne i bëjmë një nder Lindës, por i bëjmë një ndër më të madh Shqipërisë”,- tha kreu i shtetit.