Shpërthimi në Tiranë/ Makina e hedhur në erë e një prokurori

Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi në mbrëmje zonën e Komunës së Parisit. Nga raportimet e para një makinë u hodh në erë në parkingun e një qendre tregtare. Sikundër mësohet makina të cilës iu vendos tritol dyshohet se i përket një prokurori me iniciale A. M.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar në këtë ngjarje, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.