Greqi/ 2,570 raste të reja dhe 51 viktima nga Covid-19

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY konfirmoi sot 2,570 raste të reja me Covid-19 në Greqi, nga të cilat 7 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 214,661. Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 506 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërkohë që që nga fillimi i pandemisë, 1,457 pacientë janë larguar nga ICU.

EODY konfirmoi sot edhe 51 vdekje të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit. Që  nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,937 vdekje.