Relikte kulturore nga British Museum mbërrijnë në Pekin

Objekte arti dhe relikte nga British Museum (Muzeu Britanik), që përfaqësojnë qytetërimet e lashta anembanë botës kanë mbërritur në Muzeun Kombëtar të Pekinit, për t'u prezantuar në një ekspozitë që do të çelet muajin e ardhshëm.

Të gjitha objektet që do të ekspozohen janë përzgjedhur nga një koleksion prej 800 thesaresh nga institucioni prestigjoz britanik. Ekspozita do të hapet për publikun nga 1 marsi deri në fund të majit në Muzeun Kombëtar të Pekinit.CRI