Edi Rama dëbon Dritan Lelin nga PS: Nuk ka vend mes nesh

Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste.

Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Ramës, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në listën e kandidatëve pre deputetë të PS në Vlorë.

PS e ka konsideruar Lelin të “huaj” duke mos pranuar që ai të dalë në fushatë me kandidatët për deputetë.

"Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne”, thuhej në letrën, e cila u lexua në mbledhjen e asamblesë nga Damian Gjiknuri.