Shkrumbohet totalisht mjeti te 'Myslym Shyri', shoferi shpëton mrekullisht

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një mjet tip “Fiat” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Myslym Shyri'. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet e mjeti është djegur totalisht, ndërkohë që vijojnë hetimet mbi shkaqet e zjarrit që ka rënë në mjet.