Në familjen Vojvoda, Bushati: Qendrestarë ndër breza, kundër forcave serbo-malazeze dhe komuniste

Këtë të mërkurë, dejtuesi politik i PD-së në qarkun Shkodër, Helidon Bushati, ka vizituar familjen patriote Vojvoda, një prej familjeve më të njohura të Shoshit, në krahinën e Dukagjinit.

“Vojvoda” nuk është vetëm një mbiemër, por edhe një titull i trashëguar prej brezash si komandantë dhe qendrestarë në luftërat kundër forcave serbo - malazeze dhe komuniste’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Në familjen Vojvoda, një prej familjeve më të njohura të Shoshit, në krahinën e Dukagjinit.

“Vojvoda” nuk është vetëm një mbiemër, por edhe një titull i trashëguar prej brezash si komandantë dhe qendrestarë në luftërat kundër forcave serbo - malazeze dhe komuniste.

Kënaqësi të bashkëbisedoja dhe të takoja nga afër të zotin e shtëpisë, Gjonin dhe familjen e tij, që mikpritjen e kanë virtyt të pandashëm të shtëpisë së tyre.