Shalsi i kërkon votën/ Qytetari publikon përgjigjen që i dha: Harroje votën time dhe të kushërinjve, s’mbajte asnjë premtim

Shalsi i kërkon votën me mesazh/ Qytetari publikon përgjigjen që i dha: Harroje votën time dhe të kushërinjve, s’mbajte asnjë premtim

Rilindja është lëshuar në terren duke u kërkuar votën qytetarëve në forma të ndryshme, duke iu drejtuar edhe nëpërmjet mesazheve telefonike.

Një mesazh i tillë telefonik i ka shkuar edhe qytetarit Rigels Xhemollari në Pogradec, nga emri që Rama ka ricikluar nga zgjedhjet e 2017 sërish në këtë zonë, Eduard Shalsin.

Ky i fundit duke harruar premtimet e pambajtura që ka bërë në zgjedhjet e 2017, i është drejtuar me mesazh z.Xhemollari duke I kërkuar votën.

‘I nderuar Rigels. Do doja tju falenderoja dhe tju shprehja mirënjohjen për të gjithë mbështetjen e vazhdueshme që më keni dhënë. Kënaqësi qëe jemi njohur dhe që kemi punuar së bashku. Shpresoj ta kem justifikuar besimin tënd për sa kam bërë gjatë këtij 4-vjeçari për Pogradecin’-I shkruan Shalsi.

Ndërkohë që z. Xhemollari I ka kujtuar Shalsit premtimet e pambajtura.

‘I nderuar z. Shalsi, ju premtuat se vilat e Enverit do të kthehen në Qendra Rinore, por nuk e mbajtët premtimin. Premtuat se Unaza e Qytetit do të përfundojë në vitin 2018, por para një jave ishte një ende një aks i pakalueshëm. Premtuat se do të përfundoni brenda mandatit rrugën Qukës-Plloçë, por kjo rrugë nuk u ndërtua.

Premtuat shëtitoren e madhe të Pogradecit deri në Tushemisht, por natën gjatë kësaj rruge rrezikohen të shpohen gomat e makinës nga gropat dhe errësira. Prandaj me keqardhje ju them se unë dhe kushërinjtë e mi nuk mbështesim dot sërisht një kandidat që nuk i mban premtimet e tij. Rigels Xhemollari