Wanda Nara nxjerr fotot/ I tregon të gjitha tek ‘shtëpia’ e mikut të saj

Qendra e bukurisë e mikut të Wanda Narës, gruas së Icardit, është kthyer në një shtëpi e dytë për të, e cila i kryen atje të gjitha trajtimet e nevojshme.

Por gruaja e futbollistit argjentinas, e përdor këtë vizitë për të rifreskuar edhe një herë profilin e saj në Instagram, ku shfaqet pjesërisht e mbuluar nga një peshqir, u tregon ndjekësve të saj format perfekte.

“Unë jam duke u bërë gati për provën e rrobave të banjës 2021”, ka shkruar në mbishkrim.

Edhe këtë herë, biondja argjentinase ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente.