Kërkojnë përmbysjen, shikoni si do të ndryshojë formacioni i Barcelonës. Strategji për...

Sot në orën 21:00, PSG-ja do të luajë kundër Barcelonës në ndeshen e kthimit për Ligën e Kampioneve.

PSG ka fituar ndeshjen e parë të zhvilluar më 16 shkurt me rezultat 4-1 në “Camp Nou” dhe për pasojë është një ‘hap’ larg kualifikimit.

Megjithatë, mediat spanjolle bëjnë të ditur se trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, do të përdorë një strategji krejtësisht ndryshe për këtë ndeshje.

Ai do të luajë me formacion 3-4-3, ku shihet të jenë në formacion më shumë lojtar me tipare sulmuese.

Formacioni i mundshëm:

Ter Stegen; Mingueza, De Jong, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Griezmann dhe Dembele.