‘Gjuhë urrejtjeje me etiketime seksiste ndaj zonjave’/ Këlliçi-Ramës: Turp për Shqipërinë! Ke marrë fund

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka dënuar degradimin e Ramës ditën e sotme, i cili shpërtheu në gjuhë urrejtjeje dhe poshtërimi, me etiketime seksiste kundër zonjave kundërshtare politike të tij.

Këlliçi e ka quajtur një turp të madh për politikëbërjen në Shqipëri dhe imazhin e vendit tonë, sjelljen e sotme të Ramës.

‘Kultura e Bullizmit në fushatën e Ramës sot ka qenë e turpshme. Sjellje të tilla dënohen në të gjithë botën dhe nuk janë pjesë e ligjërimit publik. Por mesa duket ky je ti dhe kaq di të bësh’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Fjalët e Edi Ramës sot janë një turp i madh për politikëbërjen në Shqipëri dhe imazhin e vendit tonë.

E papranueshme që kryeministri të degradojë në gjuhë urrejtjeje dhe poshtërimi, me etiketime seksiste kundër zonjave kundërshtare politike të tij. E gjitha kjo vetëm dy ditë pas 8 marsit. 

As fotot që kishe zgjedhur e as fjalori i rrugës nuk të bëjnë dot burrë, e më i trishtueshëm është fakti që sjellje të tillë e bëje përpara grave.

Kultura e Bullizmit në fushatën e Ramës sot ka qenë e turpshme. Sjellje të tilla dënohen në të gjithë botën dhe nuk janë pjesë e ligjërimit publik. Por mesa duket ky je ti dhe kaq di të bësh.

Ke marrë fund.