Greqia tregon qytetet ku do të jepet provimi për Nënshtetësinë Greke

Athinë - Ministria e Brendshme e Greqisë njoftoi të mërkurën tetë qytetet ku do të mbahen provimet e para me shkrim për marrjen e shtetësisë greke.

Qytetet janë: Athina, Selaniku, Larisa, Komotini, Janina, Patra, Tripoli dhe Iraklio.

Provimet do të mbahen më 16 maj. Kandidatët për nënshtetësi greke do të testohen në njohuritë e tyre për historinë dhe kulturën e vendit.

Nëse më pak se 25 kandidatë regjistrohen për testin në një qendër të caktuar, provimi do të zhvendoset në një nga qendrat e tjera.