Miratohet qeveria e përkohshme në Liban

Parlamenti libian ka miratuar një qeveri të përkohshme që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e planifikuara për 24 Dhjetor.

Parlamenti i Libisë së shkatërruar nga lufta ka miratuar një qeveri të unitetit kombëtar të udhëhequr nga Kryeministri Abdul Hamid Deibah.

Bazuar në planin e paqes të OKB për Libinë, qeveria e përkohshme do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e planifikuara për në fund të vitit.

Më shumë se 100 deputetë në parlamentin e ndarë mbështetën qeverinë e Dbeibeh, ndërsa vetëm një pjesë e vogël abstenuan nga votimi në një seancë në qytetin bregdetar të Sirte.

Qeveria e re do të shkëmbejë dy administrata rivale që kanë drejtuar këtë vend të Afrikës së Veriut për vite me rradhë.