Dash Shehi i kthehet Ramës: Nuk merremi më me degjenerimin tënd, jep llogari për 4 miliard euro

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka qenë një nga figurat politike të sulmuara dhe bullizuara ditët e fundit prej kryeministrit Edi Rama së bashku me aleatët e tjerë të PD, Shpëtim Idrizi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Shehi i ftuar në një lidhje live për ‘News24’ ka deklaruar se se nuk merret fare me Ramën për këtë pjesë, e madje ia di për faleminderit pasi po i bën reklamë falas. Por ndërsa i kujton jetën e degjeneruar private kryeministrit, nga droga deri te fotografitë lakuriq, Dash Shehi, e paralajmëron se nuk do të merren më me këto, por llogaridhënies për zhdukjen e 4 miliard eurove ai nuk i shpëton dot.

‘Nuk, as ndjehem i bullizuar, po më bën reklamë të madhe ky. Do ia di për faleminderit. Marioneta të Ramës.

Nga të gjithë, shumë mirë dhe ia them ekipit socialist që për foto z. Rama ka kryefoton, është pa brekë burrë e grua. Kjo është hera e fundit, sepse z. Rama mendon se po shfrytëzon këtë gallatën. Nuk po merremi.

Ia thashë, nuk do merremi me drogën e Ramës. Me nudizmin e Ramës, brekushet, atletet. Kjo është e fundit. Nuk merremi me jetën personale të degjeneruar të Ramës. As instruktor, as gallataxhi, por është kryeministër.

Duhet të përgjigjet për paratë, 4 miliardë nëpër PPP që qeverisë i duhen. çfarë i ka dhënë bujqësisë shqiptare, të na përgjigjet për këtë punë. Shqiptarët na votojnë, daç le të votojnë dasmën qesharake që thotë ai, daç atë serioziteti të tij. Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë, kush ka mend të shkojë të votojë.

Le të flas për faqoret e Shehit. Ky ka tribunën me veglat qore, dhe budallaçkat që ka. Shqipëria ka nevojë për gjëra serioze. çfarë ka bërë për 8 vite, çfarë ofrojmë ne. Le të thotë faqore, unë kam 30 vite në politikë. Kam fytyrën time, imazhin tim, defektet e mia. Nuk turpërohem se kam pirë me shokët e mi. Nuk jam asnjë cen në politikë që të turpërohem. Jetoj aty ku më ka lënë shoku Enver 30 vite më parë.

Rama nga një aventurier aty, luan me miliardat. Po bënë këtë dallim shqiptarët, le të merret Rama me kë të dojë. Nga sot e tutje nuk i përgjigjem fare. Nuk shkoj ta atakoj. I kërkoj falje që e kam sulmuar për drogën e jetën e degjeneruar. Do i kërkoj përgjigje ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Pse është krimi në këtë nivel, pse na lënë tek dera e BE, pse kemi marrë rrugët e Arabisë dhe Turqisë, e jo Gjermanisë e Francës. Ka përfunduar në shtegun Lindor. Duhet t’i kërkojmë në emër të shqiptarëve. Kështu që unë, do i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na votojnë mënyrën masive, do i përgjigjem dhe po lufton opozitën dhe mua, unë prej inatit të atij do mbledh me mijëra vota dhe ta shohim në parlamentin e ri si do flasë për faqore. I ftoj qytetarët e Tiranës të bëhen të ndërgjegjshëm. 4 vite e shtyu me timon, 4 vite me tepsi. 4 vite tani me faqoren timë, pulat e Dukës. Të përgjigjet për 8 vite drogë.

Le të rrotullohet me fotot e mia, se dal ndonjëherë dhe i pashëm’, tha Shehi.