Premier League/ Fiton Chelsea, Mason Mount fundos Liverpoolin

Derbi i javës së 27-të në Premier League i ka takuar Chelseat.

Blutë e Londrës kanë triumfuar me rezultatin 0-1 ndaj Liverpoolit në Anfield.

Të besuarit e Jurgen Klopp i dhanë fund ecurisë negative prej katër humbjeve duke e mposhtur 2-0 Shefieldin javën e kaluar dhe u mendua se do të jetë një pikë kthese për të bërë më mirë në pjesën e mbetur të sezonit.

Por, nuk ndodhi kështu, pasi “Të kuqtë” janë mposhtur sërish dhe kësaj radhe nga Chelsea. Golin e vetëm dhe të tri pikëve e ka shënuar Mason Mount, një gol fantastik në fund të pjesës së parë që doli të jetë i fitores.

Chelsea e ka pushtuar tashmë vendin e katërt me 47 pikë të grumbulluara, ndërsa Liverpooli ka rënë në pozitën e shtatë, me 43 pikë.