Telashe për Pirlo-n, titullari rezulton pozitiv me Covid-19

Futbollisti i Juventus, Rodrigo Bentacur, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera së fundmi tek klubi italian.

Lajmin për infektimin e mesfushorit uruguaian e ka dhënë vetë klubi torinez me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku bënë me dije se futbollisti është asimptomatik dhe është futur menjëherë në karantinë, për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve dhe të nisë ndjekjen e rregullave të autoriteteve shëndetësore.