FOTO/ Shumica dërrmuese e qytetarëve të Tiranës kundër shembjes së Teatrit

Për herë të parë në një sondazh të organizuar qytetarët janë pyetur nëse ishin dakord apo kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në sondazhin e radhës të kompanisë ‘Flame Tree Advisors’, shumica dërrmuese e qytetarëve të Tiranës janë shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas përgjigjeve, 73.1 e qytetarëve janë shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Këtë vendim të Ramës e Veliajt e kanë mbështetur vetëm 26.9 për qind.