Gigi Hadid poston foto të vajzës Khai

Gigi ditwn e sotme ndau me ndjekwsit e saj, një imazh të ëmbël të vajzës.

Bukuroshja ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, por po e shijon shumë mëmësinë.

Modelja, së fundi i është kthyer punës në profesion, teksa ka realizuar disa fotosesione të reja, ku vjen në top-formë.

Në postimin e fundit, Gigi shfaqi vajzën e saj, Khai, të shtrirë në krevat, teksa shkruan “Vajza ime e madhe”.

Khai është fëmija i parë i Gigi Hadid dhe Zayn Malik, të cilët rrallëherë shfaqen bashkë në publik.