Greqi/ 35 viktima dhe 2,219 raste të reja me Covid-19

Ditën e sotme, Greqia nisi zbatimin e rregullave të reja anti-Covid të vendosur deri më datën 16 mars.

Ndërkohë që situata epidemiologjike ditën e fundit ka qenë shqetësuese duke sjellë edhe shtrëngimin e masave.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi 35 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije janë shënuar 2,219 raste të reja me Covid.